Egis Dobi, ekselenti që spikat në historinë e Maturës Shtetërore

Sociale | 2 vite më parë

Ndër vite Gjirokastra ka nxjerrë nxënës ekselentë që kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme të jetës . Egis Dobi është një ndër ta. Porsa ka përfunduar studimet e mesme në shkollën “Siri Shapllo” me rezultate të shkëlqyera duke u renditur ndër ekselentët e maturës shtetërore 2023-2024.

Me një mesatare 10-të të tre viteve të studimit, i vlerësuar po me notën 10 në 4 provimet e maturës, 3 prej të cilave ka arritur ti marrë 10.00 Egisi bën diferencën duke spikatur si nxënësi më i mirë në historinë e maturës shtetërorë në Gjirokastër.

Ndoshta duhen vite që të vijë një Egis tjetër. Kjo është fjalia me të cilën e nis opinionin e vet drejtori i shkollës Afrim Mele.  I pakursyer në fjalët e mira, të merituara plotësisht  ai na jep një portret më të qartë për  18-vjeçarin që duket qartë që e karakterizon modestia.

“Egisin e ke recitue, eseist, piktor apo dhe aktor. Surprizë në çdo fushë”, tha drejtori.

Për Egisin sezoni i provimeve nuk ka përfunduar. Është duke u përgatitur për provimin e pranimit të tij në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Në paratestin e zhvilluar nga Fakulteti i mjekësisë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Egisi arriti të renditet i 4 mes 300 maturantëve pjesëmarrës.

Gazetare: Y.Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme