Interes për Arsimin Profesional – Në Shkodër dega më e preferuar, Hoteleri-Turizëm

Sociale | 2 vite më parë

Prej të paktën 5 vitesh në vendin tonë shkollat profesionale kanë tërhequr interesin e të rinjve për të qenë pjesë e tyre dhe më e rëndësishmja është integrimi i shpejtë në tregun e punës.

Në shkollën  e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër vazhdojnë aplikimet për regjistrime në klasat e dhjeta, ndërsa drejtuesja e shkollës Merita Zeneli thotë se edhe për këtë vit ka interes të madh për të ndjekur arsimin profesional, në mënyrë të veçantë drejtimin Hoteleri-Turizëm.

“Interesi është i madh, sidomos për drejtimin Hoteleri-Turizëm.Jemi të kënaqur me regjistrimet edhe pse procesi ka filluan me vonesë. Regjistrimi bëhet nëpërmjet e-Albania”, tha Zeneli.

Risi këtë vit është krijimi e Arsimit Profesional Dual, i cili krijon mundësi që nxënësit ta bëjnë shkollën në mjedisin e punës.

Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ofron studime në tri drejtime kryesore, ekonomi-biznes, hoteleri-turizëm dhe tekstil-konfeksion. Ajo dallon për infrastrukturën e mirë me klasat dhe laboratorët e saj me kushte bashkëkohore.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme