Katerina Shaka, orëndreqësja vlonjate që nuk i ndahet zanatit

Sociale | 2 vite më parë

Mjedisi ynë do të ketë nevojë gjithmonë për orëndreqës, pasi e vetmja gjë që nuk stopon kurrë është koha, por ora mund të ndalojë. Atëherë ne shkojmë te orëndreqësi. Zakonisht ai ngjan si një zanat burrash, por Vlora është qyteti i grave orëndreqëse.

Njëra prej tyre është Katerina Shaka e cila mban mbi shpatulla dhjetëra vite eksperiencë duke riparuar orë dore, muri dhe xhepi punon me pasion të veçantë duke siguruar të ardhura për familjen.

Katerina e ka kthyer në biznes të vogël familjar këtë zanat i cili vërtet nuk të bën të pasur, por që asaj i ka mjaftuar për të mbajtur familjen dhe për të arsimuar fëmijët.

“Punoj bashkë me burrin, bashkë[punojmë bashkë. Jo se është një zanat që të jep shumë të ardhura , por arrin të mbijetosh. Zanati nuk të lë asnjëherë pa bukë. Pak nga pak por jo pa gjë ky është mesazhi im”, tha ajo.

Sot orëndreqësja vlonjate i është përshtatur tregut dhe teknologjisë duke u qëndruar besnike klientelës së saj.

Bazuar në eksperiencën e saj, Katerina i drejtohet të rinjve të zgjedhin shkollimin profesional, pasi zanatin kur e dashuron me shpirt, ashtu si një orë e mire, nuk të lë kurrë në baltë.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme