Bursa në arsimin profesional, lehtësira të shumta për të rinjtë që zgjedhin zanatet

Investimi i vazhdueshëm në arsimin profesional në Shqipëri, ka krijuar një sistem shkollor të qëndrueshëm, i cili ofron mundësi të shumta për të rinjtë dhe të rejat që regjistrohen dhe përfundojnë studimet pranë shkollave profesionale. Një prej këtyre përfitimeve janë edhe bursat që jepen për disa kategori të caktuara.
Shkolla profesionale teknike ofron po ashtu mbështetje për të gjitha vajzat e regjistruara në drejtimet që kjo shkollë ofron.
Drejtore e Shkollës Profesionale Teknike Korçë Anxhela Taho apelon që të rinjtë të kthejnë vëmendjen nga arsimi profesional dhe ka një thirrje për prindërit.
“Do të kërkoja mirëkuptimin e prindërve, të cilët në këto momente janë ata që duhet t’i orientojnë më mirë fëmijët e tyre për t’i treguar për rëndësinë mbi arsimin profesionale”,tha Taho.
Shkolla Profesionale Teknike Korçë ofron 7 drejtime studimi, të cilat lidhen me kërkesat e tregut të punës në qarkun e Korçës.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




