Ndryshon orari i punës për administratën. 8,5 orë nga e hëna në të enjte, 6 orë të premten

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka reaguar pas lajmeve se nga dita e mërkurë do të shkurtohet orari i punës për punonjësit e administratës publike.
Ministrja sqaron se nuk kemi të bëjmë me reduktim të orarit, por shpërndarje të kohëzgjatjes në punë për t’iu përshtatur nevojave të nëpunësve. Këto rregulla përfshijnë konceptin e orarit ditor fleksibël për çdo punonjës të administratës publike.
Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës. Fasha e detyrueshme 6-orarëshe kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendin e punës do të jetë nga ora 9:30 deri në 15:30 nga e hëna në të enjte dhe 9:30 deri në 13:00 ditën e premte.
Ndërkohë një nëpunës i administratës publike duhet patjetër të plotësojë 8 orë e gjysmë punë ditore. Diferenca 2 orë e gjysme mund të kryhet nga nëpunësit para ose pas fashës së detyrueshme 6-orarëshe, pra para orës 9:30 ose 2 orë e gjysme punë pas orës 15:30.
Propozimi në fjalë parashikon që punonjësi i administratës mund të zgjedhë një orar pune fleksibël duke respektuar gjatë ditëve të javës.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




