Fotografi i botës së egër – Blerim Gjoci prej 2019-ës është fotograf i kafshëve të egra

Blerim Gjoci nga Gjakova, prej vitit 2019 është fotograf i botës së egër, që pasqyron foto dhe video nga bjeshkët e Kosovës.
“Prej 2019 jam aktiv gjatë të gjithë kohës, jam marrë me natyrë gjithmonë si alpinizëm dhe shëtitje të lirë. Kosova ka bukuri të jashtëzakonshme të botës së egër dhe është një mungesë e pasqyrimit të këtij lloji”, u shpreh fotografi, Blerim Gjoci.
Qëllimi i tij është të shfaq jetën e kafshëve në natyrë duke i publikuar në rrjete sociale, por duke i bërë pjesë e arkivit të shtetit. Fotografi i njohur ndër kafshët më të rralla që ka fotografuar veçon rrëqebullin.
Gjoci tregon që kohëve të fundit bjeshkët kanë një mungesë të kafshëve të egra, ku numri i tyre ka ardhur duke u reduktuar.
Puna që bën sot ka një interes të lartë dhe kuriozitet se çfarë ndodh me natyrën për të gjithë ata që duan kafshët e egra. Më shumë se punë e bën dhe për pasion, duke parë se Blerimi ka krijuar një lidhje me natyrën dhe kafshët që jetojnë në të.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




