Gjirokastër, zjarret e javës së shkuar dëmtuan 30 ha pyje dhe 50 ha kullotë

Sociale | 2 vite më parë

Zjarret që përfshinë rrethin e Gjirokastrës përgjatë javës që lamë pas shkaktuan dëme në pyje e kullota.

Këtë e bën me dije, Amarildo Bahoja, kryeinspektor në Drejtorinë e Bujqësisë në bashkinë Gjirokastër. Sipas tij janë djegur 30 hektarë pyje në zona të ndryshme si Mali i Gjerë, Lunxheri e të tjera dhe 50 hektarë kullotë.

Bahoja bën me dije se shkaktarët e zjarreve janë referuar tek organet përkatëse, ndërsa shprehet se blegtorët që shkaktojnë zjarre në kullotat që kanë në përgjegjësi ndër të tjera edhe kontrata nuk do t’ju rinovohet.

“Sëbashku me Policinë e Rendit po punojmë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Janë vënë disa persona para përgjegjësive.  

Nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë së Gjirokastrës apelohet kryesisht për blegtorët të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë kullotat që kanë në përgjegjësi për shmangien e situatave problematike nga zjarret.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme