Lëvizje normale në Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe dalë mbi 6 mijë shtetas

Edhe e marta (16 korrik) ka shënuar një situatë të qetë hyrje – daljesh në pikën më të madhe tokësore të vendit, atë të Kakavijës.
Krahasuar me të njejtën periudhë, të një viti më parë, duket se këtë vit shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt shtetit helen.
Në pikën kufitare të Kakavijës, lëvizja nuk shënohet vetëm nga emigrantët shqiptarë, por edhe nga ata të huaj që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të dy anët e kufirit kanë udhëtuar 6025 shtetas dhe 1956 automjete. Burime nga Drejtoria e Kufirit bëjnë me dije se ka pasur lëvizje këto ditë pasi edhe në pikën kufitare Tri Urat ku gjatë 24 orëve të fundit kanë udhëtuar në të dy anët e kufirit 243 shtetas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




