Kukës – I nxehti shton numrin e pacientëve, më të prekurit fëmijët dhe mosha e tretë

Sociale | 2 vite më parë

Me rritjen e temperaturave, është shtuar numri i pacientëve të prekur nga virozat e stinës që kërkojnë shërbim në Qendrën shëndetësore Bicaj, ku më te prekurit janë fëmijët dhe mosha e tretë.

Kujdesi duhet më i shtuar tek të sëmurët kronikë, të cilët duhet të zbatojnë  këshillat e mjekëve.

Kjo qendër shëndetësore ka shërbyer edhe për turistë që kalojnë rastësisht dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Hapat që duhet të ndiqen për të përballuar dhe kaluar sa më shpejtë virozat është ushqyerja e mirë dhe konsumimi i lëngjeve.

Në këto temperatura duhet të kemi kujdes në oraret që dalim nga shtëpia dhe ushqimet e që zgjedhim për konsum ku sipas mjekëve janë elementët kryesor.

/rtsh/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme