Gjirokastra 19 vjet në UNESCO – Qyteti po kthehet në qendër të rëndësishme botërore të turizmit

Sociale | 2 vite më parë

Qyteti i gurtë numëron 19 vite në UNESCO. Në këto vite statusi i Gjirokastrës si një trashëgimi botërore ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në promovimin e saj përtej kufijve të vendit, por edhe në investimet dhe rritjen e ndjeshme të turizmit në këtë qytet.

“ Vërtetohet nga qindra turistë që kanë vite që e kanë kthyer në traditë rikthimin në Gjirokastër për ta vizituar. Ky qytet thirret gjithnjë e më shumë njerëz në çdo stinë dhe kjo i bën mirë kulturës dhe qytetet e tjera në Shqipëri mbase duhet të marrin shembull nga Gjirokastra se si administrohet dhe si ka atë shijen fine për ti bërë për vetë turistët” tha Niko Kotherja

Historiani Niko Kotherja thotë se , pavarësisht Gjirokastra tërheq çdo vit mijëra turistë që janë të interesuar për historinë, kulturën dhe arkitekturën e shtëpive dhe kalldrëmeve karakteristike, ka ende punë për të bërë, si nga qytetaret e saj ashtu edhe nga UNESCO.

Në 15 korrik 2005 Gjirokastra do të bëhej pjesë e vlerave botërore të listuara nga UNESCO, duke e bërë një datë të veçantë për promovimin dhe rijetëzimin e elementëve ndërtimore dhe arkitektonike të saj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme