Strehimi social në Delvinë, nis faza e parë e projektit në ndihmë të familjeve në vështirësi

Bashkia Delvinë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare prej disa muajsh është duke zbatuar projektin e rehabilitimit të banesave në këtë qytet për familjet në nevojë.
Sipas shefit të kabinetit Ersi Hamiti ky projekt vijon prej katër vitesh tu vijë në ndihmë banorëve të Delvinës.
“Bashkia Delvinë është e përfshirë në rehabilitimin e banesave në shtresat në nevojë dhe të pa favorizuara për mbështetje, të cilën ne e kemi përfituar dhe e operojmë prej katër vitesh”, tha ai.
Hamiti bëri me dije se një pjesë e këtyre punimeve ka përfunduar e ndërsa janë duke punuar për fazën e dytë për familjet e tjera që kanë përfituar nga ky investim.
“Vazhdojnë punimet tek pjesa që ka përfituar për ndërhyrje dhe rehabilitim”, shtoi ai.
Bashkia ka marrë të gjitha masat e nevojshme duke hartuar projekte të ndryshme për sistemimin e banesave që t’ju mundësojnë kushte sa më të mira banorëve.
Gazetare L.Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




