Rruga Korçë – Ersekë, shkurtohet ndjeshëm distanca mes Korçës dhe zonës së Kolonjës

Kolonja vijon të jetë e preferuara e turistëve edhe stinën e verës, pasi me freskinë që e karakterizon, natyrën e bukur dhe ushqimet tradicionale, kjo zonë po vizitohet gjithmonë e më tepër nga vendasit dhe të huajt.
E gjithë rruga që lidh Korçën me Kolonjën të ofron një pamje panoramike dhe çlodhëse.
Gjelbërim pafund dhe male të bukura të shoqërojnë gjatë udhëtimit, ndërsa me rrugën e re tashmë të aksesueshme, distanca nga Korça drejt Ersekës është vetëm 30 minuta.
Rruga e re ka shkurtuar ndjeshëm distancën me të gjitha pikat turistike të Kolonjës dhe vizitorët mund të shkojnë drejt Llixhave të Sarandoporit, drejt Shelegurit, apo drejt Leskovikut për jo më shumë se 1 orë e 30 minuta, duke shijuar të gjitha magjitë që natyra të ofron në këtë zonë.
Në vitet e fundit, e gjithë zona e Kolonjës ka marrë një hov të madh zhvillimi dhe po preferohet gjithmonë e më shumë sidomos nga turistët e huaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




