Tuneli i Llogarasë monitorohet 24 orë nga kamerat, qytetarët të zbatojnë rregullat

Sociale | 2 vite më parë

Tuneli i Llogarasë monitorohet 24 orë nga kamerat dhe matës të shpejtësisë.

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli, inspektuan tunelin e Llogarasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Qato u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Ne sëbashku inspektuam sallën e monitorimit, qoftë me pamje filmike qoftë me matës shpejtësie. Kjo në kuadër të rritjes së sigurisë, por edhe për një menaxhim të mirë të trafikut rrugor në dalje të tunelit”,  tha Qato.

Nga ana tjetër edhe Gjyli ka theksuar se institucioni që ai drejton është angazhuar plotësisht në koordinim me Policinë Rrugore për të ndërhyrë në rast nevoje.

Tuneli ka një gjatësi prej 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme