Shkodër –AKU bllokon produkte të skaduara, krijohet Task-Forca për kushtet e tregtimit të peshkut

Sociale | 2 vite më parë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 3.8 ton produkte ushqimore të skaduara dhe

52 ton bazë ushqimore për bagëti jashtë standarteve.

Sipas drejtorit Ramir Haderi vetëm në muajin qershor nga 138 inspektime të realizuara janë ndëshkuar me gjobë dhe masë paralajmëruesë, 18 subjekte kryesisht në zonat turistike.

AKU Shkodër bashkë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Inspektoriatin e Peshkimit kanë ngritur edhe një Task-Forcë, që do të kontrollojë subjektet që tregtojnë peshk pa certifikatën e origjinës.

“Kemi marrë një nismë sëbashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Inspektoriatin e Peshkimit për monitorimin e tregut të peshkut”, tha Haderi.

Nga ana e AKU Shkodër është hartuar plani për kontrollin dhe monitorimin e subjekteve, prodhuese, përpunuese dhe tregtuese e produkteve ushqimore, në kuadër të sezonit turistik veror 2024, duke patur parasysh objektin e veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme