Studentë Spanjollë në Gjirokastër – Kryejnë praktikë në universitetin ”Eqrem Çabej”

Sociale | 2 vite më parë

Zgjodhi Gjirokastrën për të kryer praktikën profesionale. Ky është Martini nga Spanja që për rreth 2 muaj do të jetë në drejtimin  e punonjësve të sektorit të IT në universitetin “Eqrem Çabej”. Si një nga arsyet që ai veçon pse zgjodhi  qytetin e gurtë është bukuria që  ofron së bashku me traditën historinë dhe kulturën.

“Ma sugjeruan miqtë e mi që kanë qenë më parë këtu, në kuadër të programit Erasmus. Është një qytet i mahnitshëm që ja vlen ta vizitosh”, tha studenti spanjoll Martin Olivar,

Ky vit akademik mund të quhet ndryshe dhe viti i studentëve spanjollë në Gjirokastër. Së bashku me Martinin shkon në 6 numri i të rinjve të ardhur nga universitetet spanjolle që bashkëpunojnë me universitetin “Eqrem Çabej” për programet e mobilitetit .

Universiteti “Eqrem Çabej “ së fundi ka fituar certifikatën Charter nga programi Erasmus+ që i jep mundësinë të aplikojë për të thithur fonde për mobilitete deri në vitin 2027. Në këtë mënyrë pritet të rritet edhe numri i shkëmbimeve  si për stafin dhe për studentët.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme