Guri i Zi, zona e cila prodhon duhanin prej dekadash

Sociale | 2 vite më parë

Ndoc Kola 71 vjeç nga fshati Gajtan, i Gurit të Zi ka të mbjellë me duhan 4 dynym tokë,  e cila nuk prodhon asgjë tjetër përveç kësaj kulture dhe kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën. Gjysma e dytë e muajit korrik është edhe periudha e vjeljes së duhanit. Ashtu si fermerët e tjerë të zonës, Ndoci po përgatitet për vjeljen e dhe më pas për ta nxjerrë për shitje në treg.

Një zonë tradicionalisht e njohur për kultivimin e duhanit, në Gur të Zi është edhe pika e grumbullimit dhe përpunimit. Por sipas administratorit njësisë Gur i Zi, kjo fabrikë nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar sasinë e duhanit që prodhojnë tokat e fshatrave Gajtan, Rragam dhe Sheldi.

Guri i Zi vetëm 6 km larg Shkodrës njihet si zona e cila prodhon duhanin që me dekada dhe kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë, ndërsa familjet e përcjellin brez pas brezi këtë kulture.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme