Reshjet dhe ndikimi në bujqësi, lehtësohet procesi i vaditjes për një sërë kulturash bujqësore

Reshjet e pasdites së djeshme kanë favorizuar bujqësinë duke rritur nivelin e lagështisë në tokë. Specialistët e pemëtarisë thonë se kjo lagështi tashmë nuk i rrezikon pemëtoret për shfaqjet e sëmundjeve si kroma apo hiri.
“Shiu ishte mjaft i nevojshëm pasi në terren kemi një periudhë të gjatë me thatësirë, shiu ishte mjaft pozitiv sidomos për pemët frutore, mollën por edhe arroret. Rekomandojmë pas shirave të rrëmbyeshëm apo me intensitet të lartë të bëhen trajtime”, u shpreh Nevjon Telha, Specialist i sektorit të pemëtarisë, QTTB.
Ndërsa sa i takon kulturës së grurit, korja e tij do të shtyhet pas këtyre reshjeve.
“Për kulturat si gruri, një pjesë e fermerëve që nuk kanë korrur do të shtyhet me disa ditë. Për të përcaktuar nivelin e lagështisë në kokërr”, u shpreh Telha.
Sa i takon procesit të vaditjes, një pjesë e konsiderueshme e rezervuarëve që furnizojnë me ujë kanalet vaditës, kanë qenë në nivele të kënaqshme.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




