“Klientja ime më shkroi mesazh “u ktheva me burrin”, avokatja rrëfen historinë e çiftit që po divorcoheshin

Sociale | 2 vite më parë

Viti 2023 regjistroi 34 mijë persona me statusin e divorcuar ndërsa shumica e divorceve kulmojnë në grupmoshën 40-50 vjeç. Kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, Drita Avdyli ka sjellë në emisionin “Jetë Shqiptare” historinë e një çifti në proces divorci.

“Nuk bëj habi me shifrën e publikuar. Emigracioni është një ndër faktorët që çon drejt divorceve. Ka raste që partnerët vijnë bashkë dhe kërkojnë që procesi të përfundojë shumë shpejt. Duke qenë se procesi i ndërmjetësimit i ul bashkë tanimë si prindër të fëmijëve dhe jo si bashkëshortë na ndodh që ata bashkohen. Ka humbur komunikimi dhe nuk vlerësojmë ato që kemi afër. Jeta e vrullshme është një faktor, ndaj sugjeroj gjithmonë një terapi në çift para vendimit përfundimtar. Ja një mesash i bukur që më erdhi: Doja që të lajmëroja se kam marrë mbrapsht kërkesën për divorc pasi jam bashkuar me bashkëshortin kështu që nuk do ta vazhdosh këtë proces.

Pra, arrijmë në këto vendime të bukura falë një terapie në çift, para se të shkojnë drejt procesit të divorcit”, tha avokatja Avdyli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme