Buka e re në Korçë, fermerët e fushës së Maliqit në përgatitjet e fundit të fushatën së korrjes

Sociale | 2 vite më parë

Në fushën e Maliqit fermerët janë drejt përgatitjeve të fundit për korrjen e bukës së re. Sipërfaqja e mbjellë në këtë zonë arrin përafërsisht në 3500 ha. Aktualisht ka filluar korrja në disa zona prove për të parë edhe nivelin e pjekurisë të grurit.

Arben Dulellari, Drejtori i sektorit të Bujqësisë në Bashkinë Maliq bën me dije se fermerët janë gati të mbledhin prodhimin e këtij viti.

“Ajo që duhet theksuar është se është bërë riparimi i autokombajnave dhe kolaudimi”., tha Dulellari.

Ndër të tjera Dulellari shprehet se kushtet atmosferike nuk kanë qenë në favor të kësaj kulture gjatë këtij viti, por që gjithsesi pritet të jetë një prodhim i mbarë.

“Ky vit është paraqitur pak problematik në kulturën e grurit si pasojë e temperaturave të larta”, shtoi ai.

Fusha e Maliqit është një nga fushat më të mëdha në Shqipëri, pas asaj të Lushnjës dhe gjithmonë është njohur për prodhimin e shumë të kulturës së grurit.

Gazetar: Enea Prenjasi

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme