Ditë fushore në bujqësi, QTTB demostron farat e grurit dhe kultivarët e patates që janë në eksperimentim

Sociale | 2 vite më parë

QTTB ka zhvilluar sot një ditë fushore me qëllim njohjen e bazës së tyre eksperimentale, duke demostruar farat e grurit dhe elbit të zgjedhura për eksperiment si dhe kultivarët e patates dhe fasules.

Kultivarët e rinj të siguruar nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve janë në vitin e 2-të të testimit për të vlerësuar më pas se cilët i përshtaten klimës së rajonit juglindor.

“Kjo QTTB zhvillon dhe prodhon farëra super elitë dhe elite të grurit në tre varietete, të elbit në dy varietet dhe shumëzimin e patates”, u shpreh Drejtor i QTTB, Miliano Muharem.    

Në këtë ditë u dëshmua dhe mbi gjendjen aktuale të parcelave dhe rezultatet e deritanishëm.

Në këtë ditë morri pjesë dhe Zëvendës Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arian Jaupllari.

“Ka ndikuar shumë mirë në shpërndarjen e fondeve, në mënyrën e organizimit dhe skema. Duke parë që nevojat e bujqësisë janë shumë të mëdha, qeveria ka iniciuar një iniciativë që mundet që në shtator të mbështetët me grante”, tha Jaupllari.

Në këto parcela në eksperiment janë 9 kultivarë gruri, 8 elbi, 7 fasulesh dhe 10 kultivarë patatesh

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme