Kërkesa për produktet e fshatit, në Palokastër vazhdon tradita kultivimit të fruta-perimeve

Sociale | 2 vite më parë

Në fshatin Palokastër në Gjirokastër, banorët vazhdojnë traditën e kultivimit të perimeve frutave të stinës së vreshtave e të tjera.

Një prej tyre është, 74 vjeçari Mihal Çami i cili vazhdon prej gati 12 vitesh të përkujdeset për këto kultura të ndryshme bujqësore.

Ai thotë se prodhimi që merr nga to është i kënaqshëm dhe se për produktet bio të fshatit, kërkesat janë të larta.

“Nuk më mungon asnjë lloj fruti pa patur. Po ashtu dhe perimet i kemi të gjitha. Ka kërkesa, po të kesh mall i marrin”, tha Çami..

Palokastra ka njerëz tepër punëtorë të cilët edhe pse tashmë janë kryesisht të moshuar vazhdojnë të punojnë tokat dhe të kultivojnë këto kultura.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme