“Dita e maturantit”, u nderuan maturantët ekselentë të Shkodrës

Sociale | 2 vite më parë

Maturantët e gjimnazeve të Shkodrës dhe njësive administrative u bënë pjesë e aktivitetit tradicional festiv “Dita e Maturantit”, organizuar nga ZVA Shkodër me mbështetjen e bashkisë, dhe pjesëmarrjen e bandës frymore të qytetit.

Për maturantët, ky është një moment krenarie dhe frymëzimi për të ardhmen. Nga skena e madhe e vendosur në sheshin e shatërvanit në Fan Zone, pasi nderoi njërin nga ekselentët, përshëndeti maturantët kryetari i bashkisë Benet Beci.

Mbi 150 është numri i maturantëve shkodranë të këtij viti me mesatare mbi 9.5, 40 prej të cilëve me mesatare 10. Aktiviteti festiv vijoi me numra artistikë të përgatitur nga vetë maturantët.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme