Veliaj takon homologen Benjamina Karić: Sarajeva është shndërruar në qytetin e artit, kulturës dhe ekonomisë boshnjake

Gjatë vizitës së tij të sotme në Sarajevë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e Presidentit të B40, u mirëprit nga homologia e tij, Benjamina Karić. Veliaj ka publikuar disa foto nga takimi, teksa fton adhuruesit e filmit që t’i bashkohen Festivalit të Sarajevës më 16 gusht.
“Një vizitë e shpejtë në Sarajevë, në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ku takova kryetaren e Bashkisë, Benjamina Karić dhe stafin e saj të mrekullueshëm në godinën e Bashkisë.
Pas luftës së viteve 90-të, ajo është shndërruar në qendrën e artit, kulturës dhe ekonomisë boshnjake!
Për adhuruesit e filmit, Festivali i Sarajevës që do mbahet me 16 gusht, nuk duhet humbur!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




