“Vjosa park kombëtar”, studiues vendas e të huaj mblidhen në Gjirokastër

Sociale | 2 vite më parë

Vjosa, parku më i ri kombëtar ishte në fokus të konferencës të organizuar nga universiteti “Eqrem Çabej”. Studiues  dhe ekspertë vendas dhe të huaj përmes analizave sintezave e hulumtimeve sollën qasje sesi mund të mbrohet e menaxhohet ky park, por edhe zona të tjera të mbrojtura përreth.

Pjesëmarrësit vlerësuan këtë organizim të universitetit të Gjirokastrës. Sipas tyre është  një nisje e mirë e rolit strategjik që ky institucion akademik duhet të ketë në menaxhimin e gjithë potencialeve të turizmit kulturor e veçanërisht të parkut kombëtar të Vjosës.

Synimi i universitetit “Eqrem Çabej” është që me potencialet e veta të shërbejë si një pol i rëndësishëm në këtë rajon. Konferenca e sotme do të pasohet  edhe nga gjini të tjera të veprimit shkencor siç janë artikuj, projekte, diskutime shkencore  me në qendër Parkun Kombëtar të Vjosës

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme