“Vjosa Park Kombëtar”, konferencë ndërkombëtare nga Universiteti i Gjirokastrës

Një konferencë ndërkombëtare ndërdisiplinare për Vjosën do të mbahet të premten në Gjirokastër. Ky organizim i universitetit “Eqrem Cabej” do të bëjë bashkë akademikë, studiues, studentë, dhe ekspertë të fushave të ndryshme jo vetëm nga Shqipëria por edhe të huaj.
Fokusi i saj do të jetë në rëndësinë e pasurisë kulturore historike dhe sociale të ofruar nga Parku Kombëtar i Vjosës, një burim ende i pa eksploruar ndërkombëtarisht. Kjo do të vlejë për zhvillimin e Vjosës në mënyrën më të mirë të mundshme.
Së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i qendrës multifunksionale të Vjosës me qendër në Tepelenë.
Vjosa është e gjatë 272 km. Ajo buron në malet e Pindit në Greqi dhe derdhet në Adriatik. Pjesë e parkut të Vjosës janë edhe 3 degët e lumenjve Drino, Shushicë dhe Bëncë. Në të përfshihen dhe dy pikat natyrore, Viroi dhe Uji i Ftohtë i Tepelenës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




