6 herë kampion, shahisti Pasku: “Mati” më i njohur, loja me 4 lëvizje

Landi Pasku është një nga sportistët që ka mbajtur lart flamurin shqiptar në shah. Pasku ka qenë 6 herë kampion. Mjeshtri i shahut profesionist ka bërë krenar çdo shqiptar. Landi Pasku është trainier i ekipit ”Tirana” dhe profesor shahu në disa shkolla të kryeqytetit.
I ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH , kampioni i shahut Pasku u shpreh se fitorja më e shpejtë është ajo me 4 lëvizje është formati më i njohur. Për më tepër Pasku u shpreh se loja e shahut ndihmon fëmijët të jenë më të përqendruar dhe të durueshëm.
“Fitorja më e shpejtë ka qenë me 4 lëvizje, që është “mati” më i njohur që dhe dashamirësit e shahut e dinë dhe e pëlqejnë. Shoh shumë interes tek fëmijët e vegjël, disa prindër i sjellin edhe për mungesë përqendrimi, mungesë durimi dhe si pasojë shahu i ndihmon shumë”, u shpreh shahisti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




