Matura 2024 – Dalin notat e provimit të matematikës, ngelin 701 maturantë vetëm 242 ekselentë

Sociale | 2 vite më parë

Janë publikuar notat e provimit të matematikës për maturën shtetërore 2024, ku kalueshmëria është 97.37 %.

Në provim morën pjesë 26683 maturantë, nga të cilët 701 ngelën, ndërsa vetëm 242 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Notat janë publikuar në Portalin Studentor, ku nota mesatare në provimin e maturës është 6.79.

Shumica e maturantëve kanë marrë notën nga 5 deri në 5.99, përkatësisht 6528 prej tyre.

Provimi i matematikës u zhvillua më 18 qershor, ku studentët patën në dispozicion 2 orë e 30 minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve.

/rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme