Projektligji për shëndetin riprodhues e fertilizimin e asistuar, në fokus të parlamentit

Parlamenti shqiptar pritet të nisi në orën 10-të seancën plenare, ku është parashikuar një interpelancë me ministren e shëndetësisë Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti i PD Tritan Shehu.
Ligjevënësi demokrat, me 7 maj depozitoi në kuvend një kërkesë për interpelancë, në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues e fertilizimin e asistuar.
Zoti Shehu kërkon sqarime për një sërë çështjesh si platformën politike, sociale, argumentet, objektivat e qëllimet, korelacionin me Kodin e Familjes, adoptimit të fëmijës, të drejtave të gruas e femijës, mbrojtjes së shëndetit të tyre, luftën ndaj trafiqeve etj. Ai i ka sygjeruar tërheqjen e ministrisë së shëndetësisë nga projektligji. Sipas tij, projekligji është dokument diskriminues, skllavërues, larg koncepteve biologjike.
Gjithashtu, në seancën e sotme është dhe interpelanca e deputetes së PL Erisa Xhixho, drejtuar minitsres se arsimit Ogerta Manastirliu.
Në rend dite per te kaluar jane edhe raportet vjetore te vitit 2023, si ai i AKEP, Agjensisë së Sigurimit të Depozitave, si dhe ai gjendjes se sektorit energjitik dhe veprimtaria e ERE-s.
Gazetare Melisa Shameti
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




