“KIZ në shpërdorim detyre”, rektori i zgjedhur i UNISHK paralajmëron kallëzim penal

Sociale | 2 vite më parë

Vetëm 2 nga 7 anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve janë paraqitur në mbledhjen e radhës të njoftuar. Kjo ka sjellë dështimin e mbledhjes, ndërsa ka reaguar edhe Tonin Gjuraj, kandidati fitues i zgjedhjeve të 21 qershorit në Universitetin e Shkodrës, të paktën sipas tabelës së rezultateve të miratuar nga KIZ.

Gjuraj ka deklaruar para mediave se po sheh mundësinë e kallëzimit për anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, të cilët i konsideron në kushtet e shpërdorimit të detyrës.

“Jam i sigurtë qe jemi në kufirin e shpërdorimit të detyrës e cila përbën vepër penale. I bëj thirrje të lënë menjëanë fabrikime të tilla proceduriale, pasi siç kam thënë nuk e zbehin dhe rrëzojnë dot fitoren e qartë të zgjedhjeve të 21 qershorit”, u shpreh ai.   

Ndryshe nga universitetet e tjera publike, ku tashmë janë zyrtarizuar me vendime rektorët e rinj, në Shkodër është miratuar vetëm tabela e rezultateve, ndërsa nuk ka asnjë vendim për fituesin si rektor.

Gazetar: V.Omari

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme