Shkolla verore “Jam Shqiptar” nis me vizitë në RTSH

Sociale | 2 vite më parë

18 nxënësit nga shkolla të ndryshme të Italisë, i janë bashkuar projektit të agjencisë kombëtare të Diasporës në bashkëpunim me ministrinë e jashtme dhe Ministrinë e Arsimit në shkollën verore “Jam Shqiptar”. 

Ata kanë nisur turin  disa ditor drejt Shqipërisë me një vizitë në ambientet e RTSH. Nxënësit janë njohur nga afër me historinë  e televizionit publik shqiptar, televizioni më i vjetër në vend.

Drejtoresha Mirela Thanasi thotë se kjo vizitë studimore në Shqipëri do ti shërbejë fëmijeve që të njihen edhe më shumë me historinë, artin dhe kulturën shqiptare. 

Shkolla verore “Jam Shqiptar” organizohet për të dytin vit radhazi në Shqipëri. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme