Besimtarët në rrethe festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe e xhami

Festa e Kurban Bajramit është kremtuar edhe në qytetet e tjera të vendit. Në Elbasan, qindra besimtarë mysliman mëngjesin e sotëm kanë dalë në sheshin Gensher për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ceremonia ka nisur në orën 05:30 me ligjërata nga Zv. Myftiu Gezom Karaj, dhe në orën 06:00 është falur namazi. Faljet e drejtoi Imam Gezim Karaj.
Në Vlorë qytetarë të shumtë të besimit islam i janë drejtuar Xhamisë së Plumbit për të falur Bajramin. Myftiu i rrethit të Vlorës, Ardit Hoxhllaku, ka mbajtur fjalën para besimtarëve duke i udhëzuar drejt rrugës së drejt, faljes, ndihmës, e solidaritetit me njëri tjetrin.
Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë kremtuar Festen e Kurban Bajramit. Falja e Namazit është zhvilluar në mjediset e Pallatit të Sportit me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë. Ndërsa ka drejtuar faljen e namazit, kryemyftiu i Gjirokastrës, Aorel Senja, ju është drejtuar besimtarëve që të kontribuojnë për më shumë paqe dhe mirësi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




