Kalimi i lehtësuar i kufirit, vihen në funksion 20 vendkalime në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë

Vetëm një tabelë treguese, në bazë të së cilës përcaktohet vendkalim i lehtësuar i kufirit është vendosur në 20 pika të ndryshme përgjatë kufirit Kosovë -Shqipëri.
Për banorët e këtyre zonave ishte domosdoshmëri, marrë në konsideratë lidhjet që kanë mes fshatrave kufitare në të gjitha drejtimet.
Pjesa më e madhe e banorëve lëvizin edhe për të përmbushur nevojat familjare, për të punuar apo qoftë edhe për vizita shëndetësore.
Marrëveshja për kalimin e lehtësuar të kufirit aplikohet në 20 pika të tilla përgjatë brezit 30 km thellësi në të gjithë vijën kufitare.
Zyrtarizmi i hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje u realizua gjatë takimit të djeshëm në Morin të ministrave të Brendshëm, Taulant Balla e Xhelal Sveçla.
Gazetar: Bujar Muçmata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




