Në ndjekje të traditës

Sociale | 2 vite më parë

Ishte muaji Mars i vitit të largët 1993, kur në zonën e Libohovës u hap baxhua e parë për përpunimin e qumështit. 

Baxhua ishte një trashëgimi nga të parët, thotë pronari i saj Fredi Mahmutaj.  Vetë Fredi e mësoi zanatin e përpunimit të qumështit nga babai i tij. 

Sot pas 3 dekadash Fredi është  baxhoxhiu më i njohur jo vetëm në tregun lokal. Ai thotë se që prej vitit që u hap puna nuk ka pushuar për as edhe një ditë. 

Fryt i kësaj pune ishte edhe rritja e investimeve. Falë tyre, por edhe subvencioneve nga shtetit, Fredi ka ngritur një ndër fabrikat më të mëdha të produkteve të bulmetit.

Në të prodhohen produkte të ndryshëm si djathi, gjalpi, salca e kosit etj, produkte për të cilat ka kërkesa të larta fal cilësisë maksimale që ofrojnë. 

Fabrika gjithashtu është kthyer në një pikë të viztueshme për turistët që mbërrijnë në Libohovë. 

Vitet e fundit baxhot në qarkun e Gjirokastrës duket se kanë një bashkepunim të mirë edhe me bujtinat që janë çelur në funksion të turizmit i cili po njeh rritje mbreslënëse. 

Gazetare: B. Gjyli 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme