Vullnetarët e Kryqit të Kuq, motrat Novi nga Gjirokastra rrëfejnë eksperiencën

Sociale | 2 vite më parë

Stejsi Novi është 16 vjeçe gjimnaziste e  gjimnazit “Pandeli Sotiri”. Prej tre viteve është pjesë e Kryqit të kuq Shqiptarë dega Gjirokastër në rrëfimin e saj  ajo tregon se si u be pjese e nismës për të shpëtuar jetë, moto që shoqëron përgjatë këtyre viteve.

 “Më ka ndodhur një rast kur kam qenë në plazh dhe një fëmije të mitur i kam dhënë ndihmën e parë dhe vazhdojë të vij tek kryqi i kuq”, tha Stejsi Novi, vullnetare.

Edhe  Sindi Novi është pjesë e këtij institucioni prej 3 vitesh. Ajo thotë se ka ndërhyrë në shumë  ngjarje që kanë ndodhur në këto vite.

 “Jam shumë e sigurt dhe di që të jap ndihmën e parë dhe u bëj thirrje të gjithëve të vijnë dhe të bëhën vullnetar”, tha Sindi Novi Vullnetare.

 Kryqi i kuq dega Gjirokastër funksionon prej shumë  vitesh  në Gjirokastër dhe shumë të rinj po behën pjesë vullnetarë. Motrat binjake Stejsi dhe Sindi janë shembujt që të gjithë të rinjtë duhet të ndjekin për tu përfshirë në këto organizata humanitare. Ku qëllimin  kryesor e kanë shpëtimin e jetës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme