Shërbimi për shëndetin mendor në qendrën komunitare në Shkodër, afro 45 vizita në ditë

Ndryshimi stinor dhe rritja e temperaturave, ndikon në shëndetin mendor, shpesh herë duke i përkeqësuar simptomat.
“Temperaturat e larta janë një faktor jashtëzakonisht i lart rreziku për çekuilibrimin e sëmundjeve mendore”, tha neuropsikiatri Gjon Preçi.
Mjeku neuropsikiater tregon se pjesa dërmuese e pacienteve vijnë nga rrethe të tjera të largëta, ku krahas vështirësive të shumta po përballen edhe me mungesën e transportit përtej orëve të para të mëngjesit.
“Vijnë nga zona të largëta dhe thonë mbaro punë shpejtë se më ikën makina. Shpesh herë njerëzit ikin pa mbaruar punë për shkak të transportit”, tha mjeku.
Mungesën e transportit e pranojnë edhe vetë familjarët e pacienteve të cilët tregojnë se detyrohen të lëvizin me taksi në rastet kur vonohen për vizitë te mjeku
Qendra komunitare e shëndetit mendor në Shkodër mbulon me shërbim ambulator të gjithë rajonin verior. Çdo ditë përballon një fluks prej 30 persona të rritur dhe 10-15 fëmijë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




