11 Qershori, për herë të parë festohet si Dita Ndërkombëtare e Lojës

11 Qershori i këtij viti do të shënohet si një moment historik i rëndësishëm. Kjo është hera e parë që Kombet e Bashkuara e kanë vendosur këtë ditë në kalendarin e tyre si Dita Ndërkombëtare e Lojës.
Sipas OKB, loja qëndron përtej rekreacionit të thjeshtë. Ajo është një gjuhë universale e folur nga njerëz të të gjitha moshave, duke kapërcyer kufijtë kombëtarë, kulturorë dhe socio-ekonomikë.
Për fëmijët në veçanti, loja ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve dhe përmirëson kontrollin, kapërcimin e traumave dhe zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë njohëse, fizike, krijuese, sociale dhe emocionale që u nevojiten për të lulëzuar në një botë që ndryshon me shpejtësi.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës e ka përfshirë lojën si një të drejtë themelore të çdo fëmije sipas nenit 31.
Dita ndërkombëtare krijon një moment unifikues në nivel global, kombëtar dhe lokal për të ngritur lart rëndësinë e lojës.
71% e fëmijëve thonë se loja është e rëndësishme sepse i bën ata të lumtur dhe 58% thonë se i ndihmon të bëjnë miq dhe të kalojnë mirë me të tjerët. Është vlerësuar se 160 milionë fëmijë në mbarë botën punojnë në vend që të luajnë apo të mësojnë. Vetëm 1 në 4 fëmijë luajnë rregullisht në rrugë, krahasuar brezin e gjyshërve të tyre, ku pothuajse tre të katërtat thanë se luanin jashtë disa herë në javë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




