Nga çoban, në mjeshtër qeramike, Vasil Kukaj kthehet në duarartin e punimeve artizanale

Sociale | 2 vite më parë

Ishte në moshë të re vetëm 16 vjeç kur meshtari i zonës teksa e pa Vasilin duke kullotur bagëtitë e ftoi të studionte në Itali. Kthimi nga vendi fqinj për të ishte pikënisje e zanatit që sot e ka kthyer në profesion, punimet me baltë.

“Unë qëllova në kohën e duhur në vendin e duhur, më parë kam qenë çoban”, tha  Vasil Kukaj, mjeshtër qeramike.

Hapi i parë i punimeve qeramike është balta, të cilën Vasili e kërkoi në të gjithë vendin derisa zbuloi se e kishte vetëm 1 km larg shtëpisë.

‘Problematika e parë ishte ku ta gjeja baltën, por shkova pranë fabrikave të tullave por nuk gjeja atë cilësoren dhe më pas kërkova nëpër Shqipëri dhe e gjeta 1 kilometër larg nga shtëpia”, u shpreh mjeshtri.

Sot Vasili së bashku me vëllezërit zotëron një punishte, duke u kthyer në një nga furnizuesit kryesor në vendin tonë  të punimeve artizanale dhe të personalizuara.

E në fund Vasili së bashku me bashkëshorten i dedikuan Radio televizionit Shqiptar një punim artizanal si formë mirënjohje për vëmendjen që u jep njerëzve të thjeshte dhe promovimit të zanateve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme