Rreth 300 mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore

Rreth 300 mjekë dhe infermierë do të jenë në shërbim të qytetarëve në 34 qendrat shëndetësore verore, të cilat janë hapur nga 1 qershori në shërbim të turistëve vendas e të huaj, nga Thethi në Ksamil.
Qendrat e reja verore të çelura për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë.
Në veri të vendit funksionojnë 10 qendra, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra shëndetësore dhe në zonën e jugut 15 të tjera.
Urgjenca ka vendosur në dispozicion të pushuesve 20 postacione fikse me autoambulanca në zonat turistike.
Për herë të parë në këtë sezon do të ofrohen shërbime dhe me motoambulancat.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




