Mbi 30 vite me instrumentin e daulles, traditë që kërkohet edhe sot në krahinat e Kukësit

Sociale | 2 vite më parë

Lodrat dhe curlet janë dy nga instrumentet popullore të trashëguar brez pas brezi dhe në Kukës. E kthyer tashmë në traditë e që nuk mungojnë në festat e ndryshme por dhe dasmat.  Lodraxhite gjithnjë e më shumë  po marrin vëmendjen në krijimin e atmosferës festuese e shoqëruar dhe me kostumet popullore.  Një zanat i rëndësishëm i mësuar nga gjyshërit dhe prindërit e tyre  siç është për  Esat dhe Shaban Ismailaj nga Kolesiani .

“Ne e kemi trashëgimi nga stërgjyshi”, tha Esat Ismailaj.

Esati thotë se ka mbi 30 vite punë që merr pjesë kryesisht në dasma, ndërsa na tregon se nisi këtë rrugëtim që në moshën 12 vjeç.

Me lodrat e tyre marrin pjesë në shumë  qytete të vendit por dhe në Kosoëe, gjithsesi veçojnë Lumen në punën e tyre si një nga zonat që preferohet më shumë lodra.

Më i riu nga ky grup është Dalim Lusha , që i bie lodrës që në moshën 8 vjeç. Vallet e kërcyera  nga muzika e lodraxhive shoqëruar nga kostumet popullore mbete një traditë shekullore që po rikthehet dhe preferohet nga brezat e rinj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme