Studentë të huaj preferojnë mësimin e gjuhës shqipe

Të rinj nga Polonia, Ukraina, Afrika, Italia e Kina kërkojnë të mësojnë shqip. Për dy vite me radhë ata ndjekin kursin vjetor, një program i hartuar nga departamenti i Gjuhës Shqipe për të huajt. Disa për arsye diplomatike, të tjerë si kriter për plotësimin e dokumentacionit.
Sipas pedagoges në këtë departament Anxhela Lepuri, prurjet më të mëdha të studentëve kanë qenë para pandemisë, ndërsa pas saj numri ka ardhur në ulje.
“Kemi pasur një grup studentësh kinez të cilët prej vitesh vijnë nga universitetet e Pekinit për të studiuar dhe përmirësuar gjuhën shqipe. Niveli i tyre ka qenë mesatar, këtë vit edhe mbi mesataren. Dashamirësia dhe përqendrimi ka qenë tepër i madh, gjë që nuk e gjejmë tek të huajt të tjerë apo dhe tek studentët tanë. Disa prej tyre studiojnë Marrëdhënie me Publikun dhe e mendojnë që një të ardhme , Shqipëria të jetë një ndër vendet ku mund të kenë një karrierë diplomatike”, u shpreh Lepuri.
Në një kohë kur auditorët nisin të zbrazen nga studentët shqiptarë, këta të rinj nga katedra e Albanologjisë së Universitetit të Pekinit vijojnë te ndjekin kursin e gjuhës shqipe.
Pas konfliktit Rusi-Ukrainë, jo pak janë rastet kur shtetas nga Ukraina, kanë kërkuar ndjekjen e kursit të gjuhës shqipe.
Departamenti i gjuhës ofron kursin veror në muajin shtator, si dhe vijon traditën e përvitshme me seminarin e Prishtinës, me prezantimin e kumtesave nga të huajt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




