Vlorë – Ekspozita “Pranverë” përcjell vlerat e qytetit, piktura, grafika, skulptura dhe karikatura

Në Vlorë, është çelur ekspozita “Pranverë” që mbledh bashkë 27 artistë vlonjat të pikturës, grafikës, skulpturës e karikaturës.
Ekspozita ka sjellë për publikun vepra të ndryshme të artistëve ku ndër to gjejnë edhe punime të vlerësuara me çmime ndërkombëtare.
Për Kryetarin e Bashkisë së Vlorës këto janë dëshmi që Vlora turistëve nuk iu ofron vetëm natyrën, por mbi të gjitha ka kulturën dhe artin e atyre që Dredha i cilëson ambasador të promovimit.
Arben Meksi është karikaturisti vlonjat i cili sjell disa punime, ndër to veprën “bashkëjetesa” për të cilën pak ditë më parë u vlerësua me çmimin e parë në garën ndërkombëtare në Kroaci.
Një tjetër artist vlonjat është edhe një prej organizatorëve të kësaj ekspozite, Edi Kojani, i cili shpjegon rëndësinë e të qenit bashkë si artistë e në shërbim të qytetit
Ekpozita do të qëndrojë e hapur për një periudhë një mujore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




