Porti detar i Sarandës, shtohet linjë e re tragetesh nga Brindisi drejt bregdetit tonë

Portit Detar të Sarandës prej disa ditësh i është shtuar një linjë e re tragetesh, ku prej datës 26 qershor do të nisë udhëtimet nga Brindisi drejt Sarandës.
Përgjegjësia e përpunimit të anijeve Hatixhe Ismaili u shpreh se trageti Ionian Star do të sjellë çdo javë vizitorë italianë deri në fund të sezonit turistik, për të prekur nga afër bukuritë që ky bregdet ofron.
“Linja e rregullt do të fillojë me 26 qershor. Do jenë pasagjerë që vijnë kryesisht nga Italia dhe që qëndrojmë në Sarandë. Trageti do të bëjë çdo javë nga një rrugë”, tha Ismaili.
Ismaili pohoi se ky bashkëpunim me këtë linjë tragetesh do të sjellë një impakt pozitiv gjatë sezonit veror për zhvillimin e turizmit dhe për të nxjerrë në pah te vizitorët atraksionet turistike.
Ndërkaq trageti Ionian Star ka një kapacitet rreth 120 pasagjerë dhe ofron për udhëtarët ambiente shërbimi të një cilësie të lartë.
“Është prurje e re qoftë për ambientet akomoduese që ofron vendi jonë ashtu edhe për bizneset”, shtoi ajo.
Qyteti bregdetar i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse ,ujin e kristaltë dhe sitet e mrekullueshme, prandaj dhe mbetet një prej destinacioneve më të frekuentuar.
Gazetare: L.Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




