Tradita dhe kultura kuksiane – Organizohet aktiviteti në shkollën ”Riza Spahiu”

Sociale | 2 vite më parë

Në shkollën Riza Spahu u organizua sot një aktivitet artistik “Tradita dhe kultura kuksiane” përmes angazhimit  të gjithë nxënësve por dhe mësuesve.

Drejtori i ZVA Kukës,  Albert Muja theksoi mbi rëndësinë e këtyre aktivitete dhe gjithë përfshirja e nxënësve.

“Si çdo vit edhe sivjet kjo organizon përfshi gastronomin dhe pjesën e veshjes dhe do të jetë pjesë e promovimit por dhe ndihmon nxënësit”, u shpreh  Albert Muja, Drejtues i ZVA Kukës.

Pjesë e këtij panairi  ishte dhe ekspozita e pikturave, ndërkohë nuk munguan këngët  vallet por dhe kostumet popullore të veshura nga nxënësit.

Ky organizim është zhvilluar ne kuadër te projekti shkollat qendër komunitare e qëllimi kryesor ishte promovimi i traditës si dhe përcjella tek brezat e rinj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme