Lezha Talent Show edicioni V, pjesë e konkurrimit në aktrim, këndim dhe kërcim, të gjitha shkollat

Sociale | 2 vite më parë

Ka përfunduar edicioni i pestë i Lezha Talent Show, konkursi i nxënësve të shkollave 9-vjeçare në zhanret e këndimit, aktrimit dhe kërcimit. Një garë që krijoi emocione të forta pas 3 muajsh rrugëtim

Aktiviteti nën organizimin e  Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” në Lezhë synon identifikimin e talenteve të rinj dhe një përfshirje më të madhe të fëmijëve në art.

Për ideatorin dhe regjisorin e këtij spektakli, Olsi Tetaj, shtrirja e tij në çdo shkollë e në çdo fshat e bën atë edhe me të veçantë.

“Me këtë aktivitet ne synojmë të zbulojmë sa më shumë talente të reja”, tha ai.  

Ky aktivitete u vlerësua si mënyra më e mirë për nxitjen e fëmijëve të merren me art dhe promovimi i tyre në mënyrë të vazhdueshme

Juria vlerësoi me çmime të para në këngë Klea Markun, në aktrim Eris Gjonajn, kërcim solo Eni Zefi dhe kërcim në grup vajzat e shkollës 9- vjeçare Besëlidhja, shkollë e cila u nderua edhe me kupë për paraqitjen me numrin më të lartë të pjesëmarrësve.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme