“Midhja, mbretëresha e Butrintit” – Produkti i liqenit që po ”ushqen” turistët e huaj

Kjo batutë e shkëputur nga filmi “Dy herë mat”, na kujton se sarandiotët shahistë, që mbretëreshën e tabelës e shahut së shahut, e zëvendësuan me midhjen e liqenit të Butrintit. Kjo gjetje u solli fat duke mundur dhe shahistin kampion, të ardhur ne province nga Tirana gjithë pompozitet. Sot kjo mbretëreshë zë vendin kryesor në tryezat e preferuara, ku u shërbehet mysafirëve në pjatën e kompozuar nga kuzhinierët vendas dhe sjell të ardhura për ata që e kultivojnë dhe shërbejnë Në ndalesën tonë në një nga restorantet e qytetit, Shef Kristi, fillimisht tregon për midhjen “sote” që direkt nga ujërat e liqenit, e freskët e “plot hijeshi” u shërbehet klientëve.
“Midhje sote do të thotë direkt nga liqeni në pjatën tuaj e cila shoqërohet me pak limon”, tha shefi kuzhinës.
Në liqen rriten dhe lloje të tjera midhjesh, secila ka veçantinë dhe recetën e vet të gatimit, dhe shijen e saj.
Shef Kristi nuk ka të ndaluar në shpjegimet e tij , pasi recetat janë të shumta dhe në menunë restorantit nuk mungojnë rizotot dhe linguinat me midhje, apo midhjet e marinuara, gatime këto shumë të preferuara, sidomos nga vizitorët e huaj, që e duan gatimin tradicional dhe midhjen e liqenit, e jo atë të importit dhe rezervateve.
Midhja e Liqenit të Butrintit është një specie e rrallë që kultivohet në ujrat e embla të liqenit dhe ka vlera ushqyese. Kultivimi dhe tregtimi i saj po sjell të ardhura për bizneset që e servirin këtë ushqim tani si “mbretëreshën e tavolinës”.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




