Ndikimi i reshjeve në frutikulturë, fermerët duhet të kryejnë trajtim pas fazës së lulëzimit

Sociale | 2 vite më parë

Reshjet e shumta të shiut në dy muajt e fundit pritet të kenë ndikim negativ në frutikulturë, pemëtari dhe vreshtë.

Sherif Visha Specialist i Bujqësisë në Kukës tha se fermerët janë këshilluar për trajtimet që duhet të ndjekin.

“ Dëmtime nuk kemi pasur deri më tani por me rritje të temperaturave presim dëmtim. Të merren masa për trajtime kimike sipas kalendarit vjetor”

Masat që duhet të ndërmarrin fermerët duhen aplikuar pas fazës së lulëzimit.

Në bashkinë Kukës janë të mbjella rreth 254 hektarë pemëtari frutikulturë  dhe 47 hektarë vreshtë.

Gazetare: Besjana Gërmizi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme