Nga qershori traget i ri në Vlorë, po punohet intensivisht për përballimin e fluksit

Sociale | 2 vite më parë

Shtimi i fluksit të pasagjerëve  që zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet Portit të Vlorës ka ardhur në rritje me nisjen e sezonit , e kjo ka bërë që Porti, ndryshe nga sa punon gjatë dimrit, të shtojë edhe një tjetër traget në fillimin e muajit qershor për Linjën  Vlorë -Brindisi.

“Shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm, një nga kompanitë ka sjellë dhe tragetin e ri i cili është i treti i cili është në kalatë dhe po bën inspektimet dhe së shpejti do të filloj nga puna duke shtuar konkurrencën gjithashtu është shtuar dhe numri i pasagjereve”, tha Festim Skëndaj, shef i përpunimit të pasagjerëve në Portin e Vlorës.

Sa i takon punimeve në hapësirën portuale, aty ku po zhvillohet projekti për portin e Jahteve, Skëndaj thotë se kjo pritet të krijojë vështirësi në ecurinë e punës së portit, por presin që fal bisedimeve të vazhdueshme të lihet hapësirë edhe për përpunimin e trageteve.

“Mundohemi që derisa të përfundojë ndryshimi i destinacionit të këtij porti dhe të kalohet dhe përpunimi i pasagjerëve dhe i mallrave në portin e ri do të ketë vështirësi” u shpreh Skëndaj.

Sakaq edhe ankorimi i anijeve turistike që nuk kanë një kalatë të dedikuar do të koordinohet këtë verë me kalatat e anijeve të mallrave.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme