Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve në Farkë, Veliaj: I japim vlerë edhe periferisë

Sociale | 2 vite më parë

Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve në Farkë, Veliaj: I japim vlerë njësoj si qendrës, ashtu edhe periferisë. Ekipet e terrenit në Bashkinë e Tiranës kanë vijuar punën asfaltimin e rrugëve në zonën e Farkës, në kryeqytet.

Veliaj shprehet se puna po vijon me ritme të shpejta, për t’i dhënë të njëjtën vlerë, si qendrës ashtu edhe periferisë.  

“Ekipi i terrenit po punon me ritme të shpejta për të sistemuar çdo cep të qytetit tonë! I japim vlerë njësoj si qendrës, ashtu edhe periferisë. Farka tashmë destinacion për kryeqytetasit dhe turistët”, shkruan Veliaj.

Farka është kthyer në një destinacion shumë të preferuar, për kryeqytetasit si dhe për turistët që zgjedhin të vizitojnë Tiranën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme