Tava shkodrane e krapit, prezantohet në Shirokë projekti për ruajtjen e traditës

Shumë vetë kanë dëgjuar për Tavën Shkodrane të Krapit. Shumë të tjerë sapo u ka rënë rruga në Shkodër kanë pasur dëshirë ta provojnë atë. Pikërisht për të ruajtur traditën e gatimit tradicional të tavës së krapit dhe servirjen e saj për turistët që vizitojnë Shkodrën , në Shirokë u prezantua projekti i ideuar nga një grup pedagogësh bashkë me “Intelektualët e Rinj, Shpresë”, duke gjetur mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë.
“Nuk është thjeshtë për të krijuar një festë tjetër popullore por ështe një rivlerësim i të gjithë aktorëve. Që tek ambientlistët deri te arkapunuesi që ka humbur si traditë dhe më pas tek operatorët turistik etj”, tha ekspertja e Organizatës “Intelektualët e Rinj Shpresë”, Blerta Kraja.
Gatimi i tavës së krapit është trashëguar brez pas brezi nga gratë e familjeve të zonës, pasi ka qenë ushqim i shpeshtë në familjet shkodrane për shkak të afërsisë me liqenin ku kapet krapi, i cili është përbërësi kryesor i këtij gatimi tradicional.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




