Dëmtohet sërish ura e vjetër e Bunës, mjetet motorike bëhen shkaktarë për dëmtimin e dërrasave

Është bërë sërish e nevojshme ndërhyrja për riparimin e dërrasave të urës së vjetër të Bunës. Shkak si duket për këtë situatë janë bërë lëvizjet e mjeteve motorike të cilat kanë dëmtuar urën. Ndonëse tabela tregon që mjetet motorike nuk duhet të kalojnë kjo rregullore nuk zbatohet nga qytetarët.
“Është e disata herë që në këtë urë kështu ndodh është mirë për të vene një rregull për peshat e rëndë pasi ato e dëmtojnë”, tha një banor.
E ndërtuar në vitin 1889 ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas, ndërsa prej 9 vitesh kjo ure është shpallur monument kulture.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




